Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar që deputetët që po shkelin ligjin për duhanin të gjobiten sipas ligjit.
Në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohen disa projektligje, Osmani ka thënë se do të evidentohen deputetët që po shkelin këtë ligj dhe lista do t’i dërgohet më pas Inspektoratit.
“Deputetët po vazhdojnë ta shkelin ligjin për duhanin. Unë i kam kërkuar ministrit të Shëndetësisë për të kërkuar që Inpektorati ta përcjellë vazhdimisht Kuvendin, t’i evidentojë dhe t’i dënojë me shumat e parapara me ligj deputetët. Për shkak që inspektorati është i zënë me pandeminë, Ministria ka propozuar që edhe ne të kemi një komision të brendshëm të administratës t’i evidentojë deputetët që janë duke e shkelur këtë ligj. Administrata është duke i evidentuar deputetët dhe do t’i dërgojë këta emra në inspektorat në mënyrë që t’i shqiptojë dënimet e parapara me ligj”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza
Afër 69 % e kutive të votimit të numëruara – Këto janë rezul...
Kurti e Rizvanolli vizitojnë sot Postën, Telekomin dhe KEK-u...
Mot me borë në ditën e fundit të vitit 2025
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania