Trupi Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, sot ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurve L.S, K. S, A. T dhe D. Q, të cilët janë shpallur fajtor për veprën penale dhe për këtë janë gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 12 vitesh dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1.600 euro.
Të pandehurit L. S dhe K.S janë shpallur fajtorë dhe janë gjykuar secili veç e veç me nga 4 vite burg, sepse në bashkëkryerje më 5 korrik 2015, në lagjen “Sherret” në Ferizaj, me qëllim që t’i sjellin vetës dobi pasurore të kundërligjshme, të njëjtit më parë kanë bërë planin se si të kryejnë veprën penale të grabitjes, me veturën “Alfa Romeo”, kanë shkuar afër shtëpisë së të dëmtuarit.
I pandehuri i parë përmes dritares s ë banjës ka depërtuar brenda, kurse derën e hyrjes e ka hapur me kaçavidë ku ka hyrë edhe i pandehuri i dytë, kanë shkuar në dhomë ku kanë qenë duke fjetur të dëmtuarit M.A dhe F.A. I pandehuri i parë i ka vendos kaçavidën në qafë M.A dhe nën kërcënimin e kanosjes serioze, i ka kërkuar para dhe ari dhe nga xhepi i ka marrë 120 euro, kurse i pandehuri i dytë me një dorë ka mbajtur shufrën metalike, kurse me dorën tjetër ia ka mbyllur gojën të dëmtuarës F. A duke e kërcënuar që mos të lëvizë. Pastaj i pandehuri i parë ka shkuar në katin e dytë dhe në njërën nga dhomat ku ka qenë duke fjetur N.A nga çanta i ka marrë 500 euro, kurse i pandehuri i dytë telefonin “Iphone 4”. Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitje nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së. Të pandehurve u është vazhduar paraburgimi derisa aktgjykimi të merr formën e prerë por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e datës 13 gusht 2015.
Të pandehurat D.Q dhe A.T janë shpallur fajtor dhe u është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 2 vite, për shkak veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 he nenin 33 të KPRK-së, se me datën 5 korrik në lagjen “Sherret”, në Ferizaj, u kanë ndihmuar të pandehurve L.S dhe K.S në kryerjen e veprës penale të grabitjes. E pandehura e parë paraprakisht i ka njoftuar të pandehurit se afër shtëpisë së saj gjendet një shtëpi ku jetojnë vetëm dy persona, kurse anëtarët tjerë gjenden jashtë Kosovës dhe të njëjtit i ka dërguar deri te kjo shtëpi, kurse e pandehura A.T ka qëndruar në veturë duke bërë roje derisa është kryer grabitja, kurse të pandehurit kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit dhe kanë kryer grabitjen. Të pandehurave u është ndërp rerë masa e arrestit shtëpiak dhe dënimin do ta vuajnë pasi aktgjykimi të merr formën e prerë.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...