Në Gjykatën e Apelit do të shqyrtohet sot dënimi i Sllobodan Gavriqit për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues.
Në Gjykatën e Apelit nisi shqyrtimi i dënimit të Sllobodan Gavriqit për vepra që lidhen me terrorizmin dhe rrezikimin e rendit kushtetues të vendit.
Gjyqtarja raportuese aktualisht po e paraqet një kronologji të rastit të Gavriqit që nga arrestimi deri te dënimi i tij dhe ankesa në Apel.
Jokanoviq duke folur për ankesën e tij, tha se nuk e konteston veprimet e Sllobodan Gavriqit, por vetëm kualifikimin e veprës penale.
Avokati pretendon se Gavriq nuk duhet të dënohet për përgatitje të veprave që lidhen me terrorizmin, por për eksport-import të armëve, raporton kallxo.com.
Gavriq tha se nuk ka çfarë t’u shtojë atyre që tha avokati i tij dhe i përkrahu deklaratat e Zhivojin Jokanoviqit, ndërsa Prokuroria e Apelit kërkoi nga gjykata hedhjen poshtë të ankesës së mbrojtjes së Gavriqit dhe vërtetimin e aktvendimit të gjykatës themelore.
Pas dënimit të Sllobodan Gavriqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në Gjykatën e Apelit ishte ankuar avokati i tij Zhivojin Jokanoviq.
Sllobodan Gavriq u dënua me 13 vjet burg më 29 qershor të këtij viti.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK