Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura, ka thënë se dikush i ka prerë qëllimisht kabllot metalike të transparentit me fotografi të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Nura shkruan se ky është një gjest i ulët, dhe ekzekutorët duhet t’i gjejë policia.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë! Një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin ‘Liria ka emër’, është i papranueshëm dhe tepër i ulët. Dikë po e pengon e vërteta. Historia nuk mund të rishkruhet me veprime të tilla. Drenica nuk i harron bijtë e saj. Një veprim i tillë ka veç një adresë e cila gjendet jashtë kufijve, ndërsa ekzekutorët duhet t’i gjejë policia, që tashme po merret me rastin./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK