Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se emrat e patriotëve më të mëdhenj shqiptarë janë shndërruar në emra të projekteve më të mëdha korruptive.
Kështu ai ka përmendur emrat e tyre, duke treguar edhe projektet të cilat janë përfolur shumë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Arbën Xhaferin e shndërruan në “Arbën Xhaferi” – autostradë nga e cila vodhën 53 milionë euro.
Ibrahim Rugovën e shndërruan në “Ibrahim Rugova” – autostradë për të cilën paguan më së shtrenjti për kilometër asfalt.
Adem Jasharin e shndërruan në “Adem Jashari” – aeroport nga i cili dolën me dhjetëra keqpërdorime.
Hasan Prishtinën e shndërruan në “Hasan Prishtina” – universitet ku promovohen mashtrues me diploma e publikime në revista fantome.
Ukshin Hotin e shndërruan në “Ukshin Hoti” – universitet në Prizren, programet e të cili nuk akreditohen e studentëve u humbet pjesa më e mirë e jetës në një institucion mediokër…
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella