Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe J.B., si përfaqësues i autorizuar i operatorëve ekonomik “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., në cilësinë e personit zyrtar dhe të organit mbikëqyrës të projektit “Ndërtimi i infrastrukturës në fshatin Vlashnje, rrugët dhe ndriçimi publik”, gjatë periudhës nga muaji gusht 2022 deri më 16.08.2024, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar, me dashje i tejkalon kompetencat dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, përpilon raporte dhe situacione fiktive, në të cilat është paraqitur se punimet janë kryer sipas kontratës, ndonëse në terren gjendja ka qenë ndryshe, transmeton Arbresh.info.
Në njoftim tutje thuhet se si rezultat i këtyre veprimeve, Komisioni për Pranimin Teknik është vënë në lajthim dhe ka përpiluar raport pranimi, duke konfirmuar në mënyrë të gabuar se punimet janë realizuar sipas specifikimeve të kontratës, pavarësisht se në terren punimet nuk ishin përfunduar në përputhje me kushtet e kontraktuara.
“Andaj, si rezultat i këtyre veprimeve, janë realizuar pagesa në favor të grupit të operatorëve ekonomik “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K, edhe pse punimet nuk ishin përfunduar sipas kontratës së lidhur. Përmes këtyre veprimeve, Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në vlerë prej 18,765.00 euro, ndërsa përfitim pasuror i kundërligjshëm për operatorët ekonomik në të njëjtën shumë. Me këto veprime, B.J., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
“Ndërsa, i pandehuri J.B., si përfaqësues i autorizuar i operatorëve ekonomik “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K, në bashkëpunim me të pandehurin B.J., ka vepruar me qëllim përfitimi pasuror duke shkelur dispozitat dhe procedurat e prokurimit publik dhe i njëjti nuk zbaton detyrimet që dalin nga kontrata. Me këto veprime, J.B., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Arbresh.info
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...
Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon nda...