Del në “pension” miu që zbulon mina

08:24 | 7 Qershor 2021

Afrikani 7-vjeçar konstatoi qindra municione të pashpërthyera në Kamboxhia

Miu Magawa i cili është vleresuar me medalje të artë për trimëri tashmë është zyrtarisht në pension nga puna e tij si zbulues minash.

Në 5 vite karrierë ka gjetur plot 71 mina dhe qindra municione të pashpërthyera në Kamboxhia.

Rritësi i tij Malen tha për “BBC” se Magawa është ngadalësuar në punë pasi ishte në moshë të thyer dhe i duhet të largohet.

7-vjeçari, i trajnuar nga një organizatë belge bamirësie, me nuhatjen e tij ka pastruar më shumë se 141 mijë metra katrorë tokë nga minat.

Por tani brejtësi Magawa do të qëndrojë edhe pak kohë në Tanzani pasi do të jetë në shërbim të minjve të rinj që do të stërviten për të gjetur municione në Kamboxhia.

“Performanca e tij ka qenë fantastike dhe unë jam krenar që kam punuar me të. Ai është i vogël por ka shpëtuar jetë njerëzish duke e kthyer të pastër tokën tek ata”, është shprehur rritësi i Magawa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara