Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke raportuar në Komisionin Parlamentar Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë, raporton arbresh.info.
Gjatë raportimit të tij para komisionit u pyet nga anëtari i këtij komisioni që vjen nga PDK, Bekim Haxhiu, se përse nuk ka dhënë dorëheqje pas rastit të vdekjes së Agon Musliut, Vitia tha se nëse dëshmohet se nënshkrimi i ministrit të Shëndetësisë ka ndikuar, duhet të merren të gjitha masat konform ligjit, raporton Arbresh.info.
“Të gjitha këto pyetjet janë jashtë diskrecionit dhe nëse ka prap dëshmi të tilla që gjatë hallkës së sistemit nga njësia kërkuese deri te nënshkrimi i ministrit duhet patjetër që të hetohen dhe patjetër që të merren të gjitha masat konform ligjit në fuqi”, tha Vitia./arbresh.info/
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...