Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Sibel Halimit për kryetare të Ferizajt
Lajmin e kanë bërë të ditur Dega e LDK-së në Ferizaj.
“Dega e LDK-së në Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur para pak çastesh, pas një diskutimi të frytshëm e me procedurë demokratike, unanimisht vendosi që për Kryetare të Komunës së Ferizaj, të kandidoj zonjën Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve. Është nder e respekt për ferizajasit që për herë të parë në zgjedhje lokale për Kryetare të Komunës, ndonjë parti kandidon një femër”, thuhet në njoftimin e bërë për media.
Tutje, në njoftim thuhet se “me këtë vendim Lidhja Demokratike e Kosovës po bën si gjithherë edhe një histori të re”.
“Për këtë është garancë edhe biografia e saj e pasur dhe e pakontestuar. Dega e LDK-së në Ferizaj dhe strukturat e saj janë mobilizuar plotësisht për ti fituar këto zgjedhje e për ta udhëhequr Komunën, ashtu siç e presin dhe e dëshirojnë kthimin e saj të fuqishëm ferizajasit. Na priftë e mbara”, vijon njoftimi.
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 18 tetor./arbresh.info/
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...