Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka folur rreth anulimit të ftesave për të dhe për kolegen e tij, Vjosa Osmani, për pjesëmarrje në një konferencë në Serbi, dhe ndalimit të hyrjes së karateistëve kosovarë në Serbi, ku ata do të duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë.
Deda ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se me këto dy veprime të sotme, Serbia ka treguar se “nuk është e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën”.
Sipas tij, Kosova si shtet duhet ta përdor këtë si argument, për të treguar joseriozitetin e Serbisë.
Deda ka thënë se pret që gjatë ditëve të ardhshme Bashkimi Evropian të qortojë Serbinë për veprimet e sotme karshi Kosovës.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...