Deputeti i koalicionit LAA, Ilir Deda tha sot se koalicioni PAN do të dështoj ta krijoj Qeverinë dhe se këtë do ta bëjë koalicioni LAA bashkë me Vetëvendosjes.
Deda, tha para gazetarëve gjatë procesit të regjistrimit të deputetëvë të legjislaturës së re të Kuvendit se PAN-i nuk duhet ta propozoj Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit e as Haradinaj nuk do të mund ta formoj Qeverinë, shkruan arbresh.info.
“Që gati dy muaj ne diskutojmë prej mjegullës së krijuar prej eksponentëve të koalicionit PAN thuajse kontrabanta e deputetëve është normale. Nuk ka deputetë në koalicionin tonë që do t’i japin votë PAN-it, nuk do t;i japim votë z. Veseli për kryetar të Kuvendit dhe nuk do t’i japim votë z.Haradinajt për të formuar Qeverinë. Kjo mjegull e krijuar që 1 muaj e gjysmë ka pasur për qëllim bastardimin e skenës politike në Kosovë dhe degradimin e rregullës bazike se vetëm partitë politike krijojnë qeveri. PAN-i duhet ta propozoj dikë tjetër për kryetar të Kuvendit jo z.Veselin, ata do të dëshjtojnë në formimin e Qeverinë dhe pastaj koalicioni jonë dhe Lëvizja Vetëvendosje do të mbledhin numrat për formimin e Qeverisë”, është shprehur Deda.
Ai ka shtuar se nuk ka nevojë të ketë krizë parlamentare./Arbresh.info.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...