Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Ilir Deda është i ftuar i Baton Haxhiut në Zona B në Klan Kosova.
Me Dedën po diskutohet për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit dhe gjendjen aktuale politike në vend.
Deda i cili ishte deputeti i vetëm nga opozita që qëndroi në sallë gjatë seancës parlamentare për ratifikimin e kësaj marrëveshje është shprehur se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për Kosovën
“Nuk është me rëndësi si jam ndier unë në ato moment, për mua ka qenë me rëndësi që MSA të jetë ligj në Republikën e Kosovës”.
“Me të drejtë ndërkombëtare të shihet që Kosova po ratifkon MSA-në, është dokumenti më i avancuar që ka ardh në tavolinë Bruksel-Prishtinë”.
“Ata e kanë bërë hapin, zhvillimi apo moszhvillimi varet kryekëput prej nesh”.
Deda është shprehur se në Kuvend duhet të reflektohet ajo që është unitet I qytetarëve të Kosovës ndërsa sipas tij kjo marrëveshje është moment i rëndësishëm për Kosovën.
“Gjithë të mirat Kosovë”, ambasadori i BE’së publikon fotogr...
Publikohet video ku arrestohen 4 shqiptarë në Serbi me bluzë...
Osmani: Kohët e fundit, puna ime u përball me fushatë baltos...
ATK: Të ardhurat nga kriptovalutat janë të tatueshme
Prokuroria kërkon të kthehet në rigjykim rasti i Bedri Krasn...
Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon nda...