Ishte shfaqur shumë i emocionuar për një projekt të madh në qytetin e tij.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri madje edhe kishte filluar të qajë.
Kjo gjatë prezantimit të projektit BOREA, Resort Turistik në Pejë.
Për këtë tash ka shkruar edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
Haradinaj po thotë që në atë kohë këtë projekt e kishte përkrahur edhe ai, por pyet se ku ka mbetur tani.
“Një projekt i mirë për Pejën dhe Kosovën ka pas nisur para dy vitesh, me 1 shtator. U pata solidarizu me këdo që u emocionua nga nisja e Boreas. Përkundër pozicioneve politike, projektin e pata mbështetur duke qenë i bindur se është në të mirë të Kosovës dhe rajonit. Jemi në shtator të vitit 2020. Projekti është bllokuar. Pse?!”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...