Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është shpagim i angazhimit të brezave ndër vite.
“Për herë të parë Kosova edhe zyrtarisht do ta ketë ushtrinë e vet. Është kompletim i Republikës së Kosovës. Është meritë e gjithë asaj sakrifice që kemi ardh në këtë ditë”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
“Na mungojnë bashkëluftëtarët. Kjo ushtri do të jetë me standarde të NATO-s. Ky është proces. Ushtria do të jetë me procese të ardhme, evoluon jeta, shoqëria, pajisjet luftarake. Nga sot Kosova fillon ta ketë ushtrinë e vet. Substancën e kemi FSK-në por po ju japim të drejtë për mbrojtjen e karakterit territorial”, ka thënë Haradinaj për Klan Kosova.
Sipas tij ushtria po bëhet 100% në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
“Edhe serbët do ta gjejnë veten brenda kësaj strukture. Nuk po krijojmë ushtri etnike. Beogradit po ia bëjmë me dije se nga sot e tutje ke punë me Ushtrinë e Kosovës”.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...