Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook me fakte që thotë se mohojnë pretendimet e policisë për e-mailin kërcënues që lidhet me sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.
“Një nga “provat” në të cilat është thirrur policia, prokuroria dhe disa medie të afërta me pushtetin, ka qenë se gjoja e-maili kërcënues që merr përgjegjësinë për sulmin në Kuvend është dërguar nga lokacioni ku banon Frashër Krasniqi dhe nga IP adresa e tij, ose e atij lokacioni. Madje policia, siç do ta shihni në këtë video, deklaron publikisht që e-maili është dërguar “nga Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha””, shkruan Molliqaj.
Ai më tutje shkruan se, “kjo është hedhur poshtë nga vetë dosja e prokurorisë. Aty thuhet qartë që e-mail adresa është dërguar nga Rruga B (pra ky nuk është lokacioni ku banon Frashër Krasniqi – Banesat e Tregtisë) si dhe që IP-të nga të cilat është dërguar e-maili janë të numrave të telefonit, abonentë të të cilëve janë Fatmir Tahiri dhe Mentor Krasniqi. Në anën tjetër, në kohën kur është dërguar e-maili, sipas vetë dosjes së prokurorisë, as Adea dhe as Frashëri nuk kanë qenë në vendin nga ku është dërguar ai email (Rruga B)”.
Këshilla të dobishme për një agjërim të shëndetshëm gjatë Ra...
Loredana i reagon “diss”-it të Mozzikut: Ai është në gjendje...
Rasti i vrasjes së shtetases argjentinase, gjykata merr sot ...
Sulmi terrorist në Banjskë, mbahet sot seanca gjyqësore
Kurti: Ramazani, muaj i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njer...
E enjtja me diell e vranësira, temperatura deri në 13°C