Shefi i Kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi, ka kritikuar organizatën ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” për renditjen e Kosovës në vendin e 99-të për lirinë e medias, në raportin e saj të publikuar sot.
Në reagimin e tij, Dalipi e ka mbrojtur qeverinë Kurti, duke thënë se ajo është “qeveria më e hapur ndaj mediave”.
Derisa ka kritikuar qeveritë paraprake për raportet me mediat, ai ka thënë se kryeministri Kurti ka nivel të lartë të komunikimi me publikun në rrjete sociale.
“Qeveria Kurti është qeveria më e hapur ndaj mediave, e vetmja që nuk ka shpenzuar miliona për propagandë, që nuk i ka blerë apo heshtur mediat përmes kontratave njëburimore. Qeveria aktuale nuk ka investuar në heshtje mediatike, por në rritje të transparencës. A është kjo “sulm ndaj medias”? Apo është sfidim i një sistemi të vjetër që mbështetej në pagesa nën tavolinë për mbulim të favorshëm? Shumë prej mediave që sot e portretizojnë qeverinë si anti-mediatike, janë pikërisht ato që kanë humbur benefitet financiare nga buxheti i shtetit. Kjo qeveri nuk e sheh median si armik, por as si partner në heshtje. Liria e medias nuk duhet të matet me afërsinë me qeverinë, por me distancën nga interesat financiare dhe politike”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Trump për NYT pas kapjes së Maduros: Organizuam një operacio...
Haradinaj: Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë komb...
Objektet e naftës në Venezuelë nuk u dëmtuan nga sulmet amer...
Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi ...
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, nuk ka të lëndu...