Në një njoftim dërguar për media thuhet se: “Ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi kanë mbajtur sot një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballjen me pandeminë Covid-19.”
Gjithashtu, U.D. Ministrja Gexha i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.
Gexha dhe Ministri Krasniqi, falënderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pas parasysh se përballja me pandeminë COVID-19, kërkon përkushtimin e të gjithëve në kapacitete maksimale.
Gjithashtu, në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, thuhet tutje në njoftim. /arbresh.info/

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen