Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Dacic, në takimin që ka pasur sot me emisarët Escobar e lajcak u ka kërkuar këtyre të fundit që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre për të kërkuar nga institucionet e Kosovës lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë edhe në Kosovë.
Dacic në takim ka thënë se Serbia është e gatshme të gjejë një zgjidhje kompromisi me Kosovën dhe se dialogu është e vetmja mënyrë për ta bërë atë, shkruan N1.
Ndërkaq, Emisari i BE-së, Miroslav Lajcka ka deklaruar se qëndrimi i BE-së është që zgjedhjet duhet të organizohen edhe në Kosovë dhe se të njëjtë e ka diskutuar edhe me liderët kosovarë gjatë vizitës në Prishtinë.
Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajcak dhe Escobar thanë se u kanë dërguar mesazh të qartë liderëve shtetërorë të Kosovës se ai duhet të formohet dhe se çdo gjë që është marrë vesh në dialog duhet të zbatohet./express/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...