Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se lufta kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO vazhdon, sepse, sipas tij, anëtarësimi i Kosovës është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar, “megjithatë kjo nuk nënkupton se do të kemi sukses”.
Daçiq deklaroi se Serbia do të bëjë gjithçka për të shpjeguar se në këtë proces ka dy lloje të problemeve, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Fillimisht ka probleme ligjor, dhe së dyti bie ndesh me rezolutën ende në fuqi 1244, sipas të cilës Kosova përfaqësohet në arenën ndërkombëtare nga UNMIKU”, tha Daçiq.
Ai deklaroi, po ashtu se presioni i bashkë-sponsorëve për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ishte shumë i madh.
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan