Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq parashikon dështime të reja për Kosovën.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se tani është momenti i duhur në planet ndërkombëtare që të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.
Në një prononcim për “TV Pink”, ai ka thënë se ka interes se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse do të kthehet në qeverisë administrata e përshtatshme për interesat e Serbisë.
“Ajo administratë nuk ka qenë kur ishin Obama dhe Clinton”, deklaroi Daçiq. Ai parasheh se rikthimi i Joe Biden do të ishte i mirë për interesat e Serbisë. Daçiq theksoi se duhet të shfrytëzohet situata kur faktorët janë në favor.
“Për ne edhe kjo është opsion, pritja”, shtoi ai derisa beson se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e INTERPOL-it, UNESCO-së dhe Kombeve të Bashkuara.
Duke i komentuar deklaratat e liderëve kosovarë për korrigjimin e kufijve, ai tha se ajo nuk sjellë zgjidhje.
Daçiq po ashtu beson se numri i shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën do të zbresë në gjysmë. “Kjo sjellë një pasqyrë të re, andaj në Prishtinë nuk do të mund të ndërmarrin asnjë vendim politik pa marrëveshje me Beogradin”, theksoi ai
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari