Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq beson se Kosova do të dështojë me aplikimet e ardhshme në asociacionet ndërkombëtare.
Në një prononcim për “TV Pink”, ai ka thënë se ka interes se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse do të kthehet në qeverisë administrata e përshtatshme për interesat e Serbisë, transmeton lajmi.net.
“Ajo administratë nuk ka qenë kur ishin Obama dhe Clinton”, deklaroi Daçiq. Ai parasheh se rikthimi i Joe Biden do të ishte i mirë për interesat e Serbisë. Daçiq theksoi se duhet të shfrytëzohet situata kur faktorët janë në favor.
“Për ne edhe kjo është opsion, pritja”, shtoi ai derisa beson se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e INTERPOL-it, UNESCO-së dhe Kombeve të Bashkuara, përcjell lajmi.net.
Duke i komentuar deklaratat e liderëve kosovarë për korrigjimin e kufijve, ai tha se ajo nuk sjellë zgjidhje.
Daçiq po ashtu beson se numri i shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Kosovën do të zbresë në gjysmë. “Kjo sjellë një pasqyrë të re, andaj në Prishtinë nuk do të mund të ndërmarrin asnjë vendim politik pa marrëveshje me Beogradin”, theksoi ai.
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë