Viola von Cramon- Taubadel, udhëheqëse e delegacionit të Parlamentit Evropian, tha se Kosova me këto zgjedhje është shembull në rajon për të zhvilluar demokracinë, shkruan arbresh.info.
“ Dua të ju falënderoj ju votues të Kosovës, për shprehjen e bindjeve tuaja politike në mënyrë kaq demokratike. Me pjesëmarrjen tuaj pozitive në zgjedhje ju keni treguar lidhjen dhe besimin tuaj në institucionet lokale dhe në demokraci. Ne kemi parë një debat të mirëfilltë ndërmjet kandidatëve dhe partive politike që propozonin politika alternative. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë së Kosovës”, tha Cramon.
Cramon ceku edhe çështjen e veriut të Kosovës mungesën e pluralizmit dhe kërcënimeve që janë adresuar.
“Është për fat të keq që disa çështje sistematike nuk janë trajtuar ende. Mungesa e pluralizmit në komunat veriore të Kosovës dhe kërcënimet qe janë bërë janë akoma një problem i madh në atë pjesë. Në kudarin ligjor duhet të përmirësohet sa më parë dhe se institucionet e Kosovës ta trajtojnë këtë çështje dhe se luftimi i korrupsionit duhet të jetë pikë e parë”, tha ajo.
E në fund fare përfaqësuesja e Parlamentit Evropian ceki mungesën e gruas edhe në këto zgjedhje si kandidate e partive për të udhëhequr me komuna.
“Ndërkaq sa i përket përfshirjes së grave vetëm dy janë rizgjedhur për raund të parë ndërkaq një ka vazhduar ne të dytin.”, tha ajo./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...