Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, vlerëson se nesër Kosova do të përcjell porosinë europiane, duke ratifikuar MSA’në.
Nesër në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e MSA’së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian. Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, në një intervistë për Epokën e Re, ka ftuar deputetët e opozitës të jenë pjesë e kësaj seance.
Ai ka thënë se prania e të gjithëve në këtë seancë, në të cilën do të diskutohet MSA’ja është shumë e rëndësishme, për faktin se po diskutohet një marrëveshje e rëndësisë së madhe për të cilën është punuar shumë.
Çollaku beson se askush në Kosovë nuk do të bëjë një gabim aq të madh sa që të mendojë ta dëmtojë agjendën europiane.
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, prite...
Goditje e rëndë për Arsenalin, Eberechi Eze jashtë fushës pë...
Kryeministri i Pakistanit ofron mundësinë të jetë ndërmjetës...
PDK mban konferencë për media
Irani mohon deklaratën e Trump për zhvillimin e negociatave
Sulme të reja izraelite në Liban, 9 të vrarë dhe 47 të plago...