Deputeti i VV-së Dimal Basha thotë se edhe nëse kryeministri Albin Kurti në vitin e dytë të qeverisjes s’do të pritej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kjo s’do të ishte problem.
Basha thotë se raportet me SHBA prishen nëse kjo qeveri do të lejonte korrupsionin e keqpërdorimet.
“Pak ka rëndësi kjo, zero ka rëndësi, hiç, hiç, hiç”, tha Basha kur u pyet se “çka nëse edhe pas një viti askush në Shtëpinë e Bardhë nuk e takon Kurtin?”
“Pse po mendon se fatin tonë ka me vendos Amerika. Këtë s’po e kuptoj”, pyet Basha.
“Na jemi duke bashkëpunuar me Amerikën. Jemi duke bashkëpunuar me Ambasadën Amerikane. A e ke dëgjuar ndonjëherë Ambasadën Amerikane duke thënë se po mi keqpërdorni taksat e mia”, vijoi Basha në t7.
Kurti pati deklaruar se gjatë muajit maj të këtij viti do të udhëtoj për në SHBA.
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...