Çka do të ndodhë sot në Kosovë?
07:45Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe u.d. të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, vizitojnë Klinikën Infektive. (Klinika Infektive, QKUK)
08:15Pas vizitës në Klinikën Infektive, kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj pronocohen për medie. (Para Klinikës Infektive, QKUK) *
09:00Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, viziton Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ku do të bëhet nënshkrimi i Udhëzimit Administrativ për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme. (Agjencia Kadastrale e Kosovës, Prishtinë)
10:00Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4)
10:00Kuvendi i Kosovës mban seancën e re plenare. Në rend dite janë interpelancat e kryeministrit Avdullah Hoti, me kërkesë nga Grupi Parlamentar i VV-së. (Kuvendi i Kosovës)
10:00Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetje nga USAID/Programi i Qeverisjes Ekonomike në Kosovë, organizon një forum virtual, për të promovuar franshizimin, si një model biznesi në Kosovë.
10:00Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndihmon me pajisje mbrojtëse për Covid-19 Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (QKMF, Mitrovicë)
11:00Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti mban konferencë për medie. (Objekti i BQK-së)
11:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze. (Objekti i Komunës, Prizren)
12:00Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Podujevë, mban konferencë për medie. (Ish-hotel “Besiana”, Podujevë)
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...