Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të nisë hetim parlamentar dhe të inteligjencës për raportimet e konfirmuara se Shërbimi Sekret serb ka provuar ta vrasë ish-raportuesin në Këshillin e Evropës, Dick Marty për t’ia vënë fajin kosovarëve.
Çitaku ka shkruar në ‘Twitter’ se raporti i Martyt mbi krimet e luftës në Kosovë është i ushqyer nga shërbimet inteligjente serbe.
“Qeveria e Kosovës duhet të fillojë menjëherë hetimet parlamentare dhe të inteligjencës për raportet e konfirmuara tani se shërbimet serbe u përpoqën të vrisnin Dick Martyn për t’ia hedhur fajin UÇK-së. Ai është i njohur për një raport të dyshimtë mbi krimet e luftës, i cili është ushqyer edhe nga shërbimet inteligjente serbe. Çështje e kalbur”, ka shkruar Çitaku./arbesh.info/

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...