Kritikat e amerikanëve për çështjen e targave, ka shkaktuar reagime të ashpra e të shpeshta në vend.
Qeveria, si kryeqendër ku janë adresuar kritikat, së fundmi është përmendur edhe nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se Kosova ka arritur lirinë e pavarësinë vetëm duke pasur aleatë, shkruan arbresh.info.
Andaj, sipas saj do të ishte mirë të nxirret mësim e të jemi të vëmendshëm ndaj aleancave.
“Sovraniteti pa aleanca ka pak dobi. Shembuj si nga historia e edhe nga e sotmja kemi me bollëk”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Liria dhe pavarësia jonë nuk janë vetëm produkte të luftës sonë dhe të drejtës historike.
Sigurisht, pa përpjekje, pa luftë, dhe pa sakrificë as perëndimi nuk do të lëvizte për të na ardhur në ndihmë. Megjithatë, ka shumë popuj nëpër botë që luftojnë e sakrifikojnë, por nuk arrijnë t’i realizojnë aspiratat e tyre.
Ne kemi fituar edhe sepse kemi krijuar miqësi. Edhe sepse kemi pasur aleatë.
Gjithmonë përgjatë historisë, e edhe sot, një mësim ka mbetur i vlefshëm, aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti dhe e drejta.
Sovraniteti pa aleanca ka pak dobi. Shembuj si nga historia e edhe nga e sotmja kemi me bollëk.
Do të ishte mirë të nxjerrim mësim e të jemi më të vëmendshëm ndaj aleancave tona të çmuara./arbresh.info/
Izraeli lëshon urdhër evakuimi për banorët në Libanin jugor
Raketat iraniane godasin Tel Avivin, ndërtesa të dëmtuara dh...
Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes...
Varroset sot në Gjilan, 17-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gj...
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes