Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit të 31-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, ka bërë thirrje për reflektim.
Ajo tha se tash e disa muaj po flitet për brengat e politikanëve e jo për hallet e qytetarëve.
“Fatkeqësisht mungon definicioni e fjala e duhur në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës në të cilën ndodhemi,. Kemi parë tash e disa muaj një shpërfaqje të shkallës së lartë të papërgjegjësisë dhe mungesës së ndjeshmërisë në raport me qytetarin që na ka votuar këtu për tua zgjidhur problemet atyre. Tash e disa muaj ne flasim për brengat e politikave e jo për hallet e qytetarëve. Bëjmë thirrje për reflektim”, tha Çitaku e cila nuk pranoi pyetje nga gazetarët./rtk
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...