Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e pyetur nëse Bedri Hamza do të ishte bartës i listës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryeminstër nga PDK, ajo tha se nuk ka pasur një diskutim deri më tani.
Ajo beson se Bedri Hamza është antipodi më i madh i Albin Kurtit.
“Nuk është një diskutim që e kemi pasur, po sigurisht që vota ime do të shkonte për Hamzën. Unë besoj që ai është antipodi më i madh i Kurtit, me qetësinë, profesionalizmin, maturinë, parashikueshmërinë që e ka”, deklaroi Çitaku.
Çitaku: Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme
Teksa shtoi se qytetari i Kosovës e ka kuptuar qartë që cila është adresa e përgjegjësisë.
“Unë në këtë pikë ku jemi, zgjedhjet e reja parlamentare i shoh të pashmangshme, është vetëm çështja se kur do të mbahen ato, a do të mbahen në fund të vitit apo në fillim të vitit tjetër apo më herët nuk e di. Duket që zgjedhjet e reja parlamentare janë të pashmangshme, qytetari i Kosovës e ka kuptuar shumë qartë besoj që cila është adresa e përgjegjësisë”, tha ajo. /21Media
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...