Federica Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane, gjatë vizitës që e ka bërë sot në Prishtinë, ka thënë se dialogu ndodh në mes të dy shteteve sovrane.
Mogherini e ka bërë këtë deklaratë duke ju përgjigjur një studenti serb gjatë një debati në Bibliotekën Kombëtare.
“Dialogu ndodh mes dy palëve të barabarta. Dialogu ndodhë mes dy shteteve sovrane”, ka thënë Mogherini, teksa i është referuar dialogut Kosovë-Serbi, të cilin vet e ndërmjetëson.
Studenti serb u interesua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe pyeti se kur do të jetë ky asociacion në agjendën e BE-së, raporton RTK.
Por, mori përgjigjen se komunat serbe nuk do të jenë në agjendën e BE-së, ngaqë BE-ja është vetëm iniciator dhe ndërmjetësues i dialogut midis këtyre dy shteteve sovrane dhe se nuk përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe Serbisë. /arbresh.info/
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...