Kandidati për kryetar të Prishtina, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se nëse merr besimin e qytetarëve, prioritet do të ketë një mënyrë e re dhe transparente të qeverisjes lokale.
“Ajo çka do të ketë ndryshe në qasjen time nëse më votojnë qytetarët e Prishtinës është metoda. Unë nuk bëj marrëveshje të fshehta, nuk punoj nën tavolinë, nuk qeveris duke u mbyllur në zyrë për të marrë vendime vet për një buxhet që është tash 130 milionë, e vitin e ardhshëm 156 milionë euro,” deklaroi Çeku.
Ai shtoi se prioritetet do të përcaktohen në mënyrë transparente përmes një metodologjie të quajtur “kartela e lagjes”, ku listohen mbi 20 çështje — nga ndriçimi te parkingjet — në bashkëpunim me banorët.
“Këto nevoja shndërrohen në projekte e më pas në buxhet. Ky quhet projektim me pjesëmarrje, sepse vjen nga vet banori. Unë nuk bëj investime për ndonjë përfitim personal,” theksoi Çeku.
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...