Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. B.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në kohë të papërcaktuar duke shfrytëzuar moshën e re të miturës L. S., ka shfrytëzuar seksualisht, e cila për shkak të natyrës biopsikike, nuk ka mundur të gjykoj e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie seksuale. Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunim nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.7 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që ky është një rast i ndjeshëm dhe për këtë vepër parashihet një dënim mjaft i lartë.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./arbresh.info
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...