Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurve Momqillo Janciq dhe Novica Shoshiq, raporton arbresh.info.
“I pandehuri Momqillo Janciq, shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Parteshit, dyshohet se në zgjedhjet e 22 tetorit, ka paguar faturën e rrymës personit Z. S., në mënyrë që ky i fundit të votojë së bashku me familjarët e tij për kandidaten e cila ka qenë bashkëshorte e të pandehurit. I pandehuri Novica Shoshiq, shtetas i Republikës së Kosovës nga Komuna e Parteshit dyshohet se me 22 tetor ka ndikuar tek qytetarët që të votojnë për kandidatin e një partie të caktuar, madje edhe duke ofruar para në këmbim të votës” thuhet në njoftimin e gjykatës.
Të dy të pandehurit sipas gjykatës, me këtë veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin, nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...