Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka hedhur kritika ndaj, siç thotë, eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se këto figura të LVV-së po sulmojnë shoqërinë civile në formë digjitale, por thekson se të njëjtat nuk janë të papritura.
Kjo pasi, sipas tij, çdo pushtet që e ndjen veten të dobët përballë argumenteve, e kthen debatin në fushatë linçimi.
Cakolli potencon se “akuzat ndaj shoqërisë civile si ‘mbrojtëse e Serbisë dhe kriminelëve të tyre’ janë thjesht demagogji dhe patriotizëm i rremë”.
Për më tepër, ai thotë se në të kaluarën, ishin pikërisht këto figura të LVV-së që dikur i lartësonin këta aktivistë të shoqërisë civile, e madje edhe i ftonin të hynin në lista zgjedhore.
“Ironia është se shoqëria civile përbëhet nga organizata dhe aktivistë që figurat kryesore të LVV-së deri dje i lartësonin dhe citonin publikisht, e madje i ftonin në lista zgjedhore si front i përbashkët politik”, shkroi Cakolli nga KDI.
Sipas tij, sulmet e tilla “me gjasë do të vazhdojnë – jo pse shoqëria civile ka ndryshuar kurs, por sepse për shumë prej tyre – sidomos këta të ‘zëshmit’ – mbajtja gjallë e temave që disi ndërlidhen me Serbinë është oksigjeni i vetëm politik që u ka mbetur”.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...