Në rrjete sociale është duke qarkulluar një fotografi jo fort e zakontë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të sapo zgjedhur të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Në një fotografi Kurti e Bulliqi shihen duke e përqafuar trungun e një lisi.
Bulliqi i kontaktuar nga Klan Kosova tha ishte vetëm fotografi e rastit dhe se nuk ka ndonjë domethënie të veçantë për të e as për liderin e VV-së, Albin Kurtin.
Ai u shpreh se patën dëshirë ta mbajnë kujtim këtë lis të vjetër mbi 600 vjeçar të Podujevës.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka ironizuar me foton, duke pyetur nëse ajo është bërë te Molla e kuqe.
“A ke molla e kuqe kjo, apo?!“, ka shkruar ajo në Facebook.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...