Në redaksinë e portalit arbresh.info është dërguar një video nga lexues tanë të cilët kanë hasur në bukë pa afat të vendosur në raftet e Albi marketit në Prizren, raporton arbresh.info.
Sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit një gjë e tillë është e ndaluar.
“Shitësi i mallrave dhe/apo shërbimeve duhet të sigurojë që mallrat apo shërbimet që shet të jenë të pajisura me etiketë, e cila përmban informacione për prodhuesin dhe adresën e tij, emërtimin e mallit, sasinë, përbërjen, cilësinë, datën e prodhimit, afatin dhe mënyrën e përdorimit, mirëmbajtjes si dhe rrezikshmërinë nëse ekziston”, thuhet në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.
Ndërkaq personi që ka dërguar videon në redaksinë tonë ka thënë se ka biseduar me punonjëset e këtij marketi duke u bërë me dije për skadimin e afatit të bukës, por që kjo e fundit ka qenë në dijeni.
“Unë iu drejtova buka pa afat, ajo mu kthy që po e dimë”’, thotë lexuesja, për arbresh.info.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen