Mbështetja në mesin e britanikëve për të qëndruar në Bashkimin Evropian është rritur dukshëm gjatë muajit të kaluar.
Rezultatet për këtë ndryshim janë dhënë pas një sondazhi të kryer nga ORB, raporton The Independent, transmeton arbresh.info.
Sondazhi është kryer me 2002 njerëz, pas sulmeve të Brukselit. 51% të të anketuarve duan që Britania të mbetet pjesë e BE-së, ndërsa 49% duan që të largohen nga Bashkimi Europian, transmeton arbresh.info.
Mbretëria e Bashkuar pritet të mbajë referendum me 23 qershor ku do të vendosen mbi anëtarësimin e Britanisë në BE. /arbresh.info/
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...
SHBA-ja propozon ushtarakun Eric Wendt si ambasador në Shqip...
Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite dërgimi i FSK-së n...
“Kemi kërkuar letër nga Kurti”, Çitaku flet për zgjedhjen e ...