Mot i vranët dhe me reshje shiu po vazhdon që të mbizotërojë këto ditë në Kosovë. Kështu, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, konkretisht në drejtimin kah kryeqyteti, reshjet e shiut kanë vështirësuar tejet shumë qarkullimin e automjeteve.
Në një video që ka siguruar “Indeksonline” shihet se shiu është i rrëmbyeshëm.
Disa lexues kanë treguar në redaksi informacionin se në këtë pjesë të Kosovës ka rënë edhe breshër i madh.
Ndërkaq, nuk dihet ende nëse janë shkaktuar dëme nga këto kushte atmosferike.
Ndryshe, IHMK-ja ka njoftuar dje se sot dhe nesër ( e martë) do të na përcjellin reshjet e shiut dhe shkarkime rrufesh, kurse gjatë ditëve në vijim gjendja do të stabilizohet.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius”, thuhej në njoftimin e IHMK-së për motin e kësaj jave./Indeksonline/
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë