Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbi 11 orë pa energji elektrike për shkak të punimeve që po bëhen aty.
Shumë prej tyre janë ankuar se kanë mbetur në errësirë edhe pas kohës kur ishte paraparë të rikthehej energjia elektrike në këtë lagje.
Banorët ishin njoftuar nga KEDS-i se për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 21:00, mirëpo ende rrymë nuk ka.
“TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J11 Matiçani (Kodi: 19000041) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: TS Mati 1, 2, 3, 4, Zllatar dhe TS Rezervuari 4.
Arsyeja e ndërprerjes: Punimi i lidhëseve dhe vendosja e kioskës së re.” thuhej në njoftimin e KEDS.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë