Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Brathu në konferencën me temë “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online” tha se shumë qeveri në mbarë botën po përballen me ekstremizmin dhe terrorizmin online.
“Janë 1 milionë e 500 mijë përdorues të internetit në Kosovë dhe është numri më i madh në rajon. Nga këta 1 milionë 620 mijë janë të rinj dhe këto janë statistika dramatike, 83 për qind e individëve e përdorin internetin çdo ditë. Kjo është shoqëri që është mishëruar me internetin”, ka thënë ai .
Sipas tij përpjekjet që janë bërë deri më tani nga Qeveria e Kosovës për çështjen e ekstremizmit dhe radikalizmit janë të mëdha por ka ende punë.
“Kosva ka rreth 40 për qind të moshës rinore dhe përdorimi i internetit është rritur”, ka thënë ai./Arbresh.info
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun