Pas Serbisë, edhe Bosnja ka reaguar për vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës deri në 100 për qind për produktet që importohen nga këto dy shtete.
Ministri i Tregtisë dhe Ekonomisë së Bosnjës, Mirko Saroviq ka thënë se nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Prishtina për rritjen e taksës.
Megjithatë, sipas tij nëse ka ndodhur një gjë e tillë, atëherë kjo do të ishte goditja më e madhe për marrëveshjen e CEFTA-s.
“Nëse njëmend Kosova ka vendosur këto masa. Atëherë kjo është goditja më e madhe që i është bërë CEFTA-s ndonjëherë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme, Këshilli i Ministrave të Bosnjës do të diskutojë për veprimin që ai e quan të njëanshëm.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...