Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Holanda do ta mbështesë liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai këtë e ka deklaruar në Facebook teksa ka njoftuar për një takim që ka pasur të shtunën me Kongresin e Demokristianëve të Holandës.
“Kongresi i sotëm i Kristian Demokratëve Holandez. Lajm i mirë për Kosovën. Holanda mbështet lirinë e vizave dhe anëtarësimin në KE! Vetë CDA dëshiron të bashkojë njerëzit dhe të jetë një forcë moderuese në Holandë dhe dëshiron të luftojë egoizmin dhe të shkojë drejt bashkimit”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.
Holanda, në mesin e disa shteteve, ka qenë skeptike për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave./arbresh.info/
EKSKLUZIVE – Gjykata Kushtetuese i jep Kurtit 60 ditë afat p...
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...