Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së.
Borrell në këtë takim ka raportuar për procesin be dialogut Kosovë-Serbi, ku mes tjerash ka bërë të ditur se shtetet anëtare të BE-së do të marrin masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensiohet situata.
Borrell, pas takimit në një konferencë për media ka insistuar se duhet mbajtur zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës, por me kusht që të marrin pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje.
“Shtetet anëtare janë të gatshme të marrin masa të mëtutjeshme nëse nuk shihet progres. Është thënë se nga shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së presim sjellje evropiane. Në ditët në vijim do të vazhdojmë kontaktin me dyja palët. Por, shtetet anëtare janë të gatshme të jenë aktive e të na përkrahin në punën tonë”, ka thënë Borrell.
Sipas tij, të dyja palët duhet të tregojnë gatishmëri për t’i zbatuar obligimet nga dialogu.
“Shtetet anëtare kanë nënvizuar shqetësimin për tensionet në vazhdim në veri të Kosovës dhe kam cekur rëndësinë që palët të shtensionojnë situatën, e të bëhet në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të bërë më 3 qershor. Mirëpresim lirimin e tre policëve të Kosovës që janë mbajtur në Beograd. Shtetet anëtare do të marrin masa nëse duhet, për ta rritur levën e BE-së e për ta përkrahur dialogun për normalizim”, tha Borrell.
Ai ka theksuar se masat do të jenë politike dhe financiare.
“Mund të konsiderojmë masat politikë për të limituar kontaktet politike, e po ashtu masat financiare”, ka thënë Borrell.
Hapi i menjëhershëm siç vlerëson Borrell është të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.
“Jemi pajtuar se nuk mund të kemi kryetarë në zyre të mbrojtur përgjithmonë nga forcat e NATO-s, kryetar me tre për qind të votave. Nuk është një zgjedhje e qëndrueshme. Duhet të zëvendësohen nëpërmjet zgjedhje të reja. Për këtë janë pajtuar të dyja palët, por duhet pjesëmarrja e serbëve, përndryshe do të kemi situatë të njëjtë”, shtoi ai./Arbresh.info/
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull