Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mirëpritur dakordimin e Kosovës për ndërmarrjen e hapave të parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.
Me anë të një postimi në Twitter, Borrell theksoi se pret nga Kosova edhe ndërmarrjen e hapave të tjerë, derisa tha se do të vazhdojë puna në dialogun e lehtësuar nga Unioni.
“E mirëpres zotimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell./Arbresh.info
I welcome Kosovo’s commitment to the arrangement we reached on first steps for deescalation. We expect #Kosovo to take further positive steps and continue to advance in this direction.
We will carry on working in the EU-facilitated dialogue with the parties with @miroslavlajcak
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 12, 2023
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK