Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë për këtë vit, në të cilën janë shqyrtuar një sërë pikash që lidhen me licencimin dhe autorizimet në sektorin e energjisë elektrike.
Në këtë mbledhje, me katër vota për dhe asnjë kundër, Bordi ka miratuar pikat 3, 4, 5 dhe 6 të rendit të ditës.
Këto pika përfshijnë:
* Shqyrtimin dhe miratimin e aplikacionit për licencë në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike të kompanisë SWIS SOLAR PARK SH.P.K.;
* Licencimin për furnizim me energji elektrike të kompanisë SOLAR NEO SH.P.K.;
* Licencimin për tregtim të energjisë elektrike të kompanisë ALFA COMPANY SH.P.K.;
* Si dhe vendimin për ri-hapjen e procedurës së tenderimit për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit (FMF).
Të gjitha këto vendime u miratuan unanimisht nga anëtarët e Bordit, pa asnjë votë kundër.
Kryetar i Bordit të ZRRE, Ymer Fejzullahu, theksoi se institucioni po përballet me një numër të madh kërkesash për shkak të liberalizimit të tregut.
“Vlen të theksohet se kemi kërkesa të mëdha për licencim për shkak të liberalizimit të tregut. Këto kërkesa nxisin investime më të mëdha në kapacitetet e energjisë,” deklaroi ai.
Pika e gjashtë e rendit të ditës kishte të bënte me vendimin për rihapjen e procedurës së tenderimit për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF), e cila po ashtu u miratua me katër vota për.
Me katër vota për, bordi miratoi gjithashtu 76 pika të tjera të rendit të ditës, të cilat kishin të njëjtin qëllim – marrjen e autorizimit për ndërtimin e gjeneratorëve për vetkonsum nga aplikues të ndryshëm.
Fejzullahu sqaroi se, për shkak të numrit të madh të kërkesave me qëllim të njëjtë, ato janë miratuar në bllok, ndërsa çdo aplikues do të njoftohet individualisht për vendimin përkatës. “Do t’u dërgohet vendim i veçantë secilës kërkesë përmes arkivës së ZRrE-së,” shtoi Fejzullahu./Arbresh.info

OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...