Amnistia, që ia ka bërë Ministria e Shëndetësisë 2 vjet më parë gjinekologes Teuta Hadri, nuk ka qenë pengesë për Hadrin që të bëhet pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ditë më parë ajo është pranuar në punë si gjinekologe në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.
Por në vitin 2016, Komiteti Etik brenda MSh-së pati rekomanduar që Hadrit t’i pezullohej licenca për shkak të shkeljeve profesionale që i kishte bërë ish-deputetja e PDK-së, gjatë kontrolleve të një gruaje shtatzënë.
Hadri tash e tutje do ta ketë drejtoreshë, Myrvete Paçaradën. Paçarada para dy vjetësh kishte qenë pjesë e komisionit profesional, që i kishte evidentuar shkeljet që i pati bërë Hadri në ordinancën e saj private.
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez
Këta janë kandidatët për deputetë që s’i votoi askush
Konferenca Ipeshkvore reagon për protestat kundër projektit ...
DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në përputhje me sta...