Këshilltari Ligjor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Blerim Sallahu ka deklaruar se moszbatimi i procedurës së paraparë në nenin 86 të Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit tregon qartë se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas Sallahu, Gjykata Kushtetuese mund të nxjerrë një aktgjykim që do të shpallë të pavlefshëm një dekret antikushtetues, i cili sipas tij ka cenuar rëndë parimet mbi të cilat bazohet rendi kushtetues, ndarjen e pushteteve, epërsinë e Kushtetutës dhe kompetencat e pushtetit legjislativ.
Postimi i plotë:
Mosezaurimi i procedurës së paraparë në nenin 86, të Kushtetutës për zgjedhjen Presidentit, tregon qartazi se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kësisoj, Gjykata Kushtetuese lehtësisht mund të merr atkgjykim përmes së cilit do ta shpallë të pavlefshëm një dekret dukshëm antikushtetues që ka goditur brutalisht dhe në mënyrë kundërkushtetuese, parimet kushtetuese mbi të cilat bazohet rendi kushtetues, ndarjen e pushteteve, epërsinë e Kushtetutës, uzurpimin e kompetencave kushtetuese të pushtetit legjislativ dhe tok më të ndarjen e pushteteve.
Pra, të gjitha këto dispozita kushtetuese kanë qenë të argumentuara thellë dhe gjerë në kërkesën tonë në mënyrë që të kontribuojmë në ruajtjen e rendit kushtetues, vazhdimësinë e qeverisjes, shmangien e zgjedhjeve që do të prodhonin pothuajse rezultat të njejtë, kursimin buxhetit të shtetit rreth 10 milionë euro në organizim të zgjedhjeve, si dhe respektimin e stabilitetit ekonomik, financiar dhe shoqëror të vendit tonë.
Andaj, interesi kushtetues i Gjykatës Kushtetuese përmes nxjerrjes së aktgjykimit përkatës natyrisht se do të mund t’i misherojë, përmbajë dhe mbrojë këto vlera dhe parime kushtetuese të cilat përbëjnë esencën e funksionimit demokratik, shoqëror dhe kushtetues të shtetit tonë./Arbresh.info
Amin Hot MVP i javës në Superligën e Kosovës
Përparim Rama takohet me Gashanin, flasin për bashkëpunimin ...
Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA
EKSKLUZIVE – Gjykata Kushtetuese i jep Kurtit 60 ditë afat p...
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...