Ministria e Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Gjilanit në kuadër të aktivitetit “Ditët e biznesit të vogël 2015” organizuan konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat në Gjilan, ku diskutuan çështjet e zhvillimit të bizneseve dhe shërbimet që ofrohen nga Qeveria dhe komuna e Gjilanit.
Ministrja e MTI, Hykmete Bajrami me këtë rast theksoi se janë të zotuar që agjendën e Qeverisë për ekonomi dhe tregti ta dërgojnë përpara edhe për komunën e Gjilanit. Ndonëse, përfaqësuesit e bizneseve shprehën pakënaqësitë e tyre për arkat fiskale të shtrenjta dhe për barriera tjera të ndryshme.
Ministrja Bajrami, duke folur për ankesat e bizneseve, tha se nuk ka asnjë ankesë e bizneseve që nuk është adresuar nga institucionet. Ajo theksoi se ankesat e bizneseve janë të arsyeshme, dhe u ka premtuar përfaqësuesve të tyre se barrierat me të cilat përballen ata do të hiqen me përkushtimin e Qeverisë.
Ministrja Bajrami bëri të ditur edhe për përfundimin e negociatave të rëndësishme tregtare të Kosovës me Bashkimin Evropian, duke filluar një kapitull të ri në marrëdhënieve tregtare në mes vendit tonë dhe BE-së.

Kurse, nënkryetari i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu theksoi rëndësinë e kësaj konference, duke kërkuar nga Qeveria që të ndihmohet Gjilani me projekte zhvillimore dhe përkrahje për bizneset. Kadriu deklaroi se në komunën e tij biznesi ka një rol të veçantë.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) Besian Mustafa, theksoi se KIESA mbështet bizneset dhe operatorët turistikë në pjesëmarrjen e tyre në panaire kombëtare e ndërkombëtare ku promovohen produktet kosovare.
Përfaqësuesi i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Ymeri, ka folur për zbatimin e Pakos së re fiskale, ku informoi bizneset për zbatimin e kësaj pakoje. Mirëpo, kërkoi nga bizneset që të jenë më të përgjegjshme për lëshimin e kuponëve fiskal.
Drejtori i operacioneve prodhuese në Fabrikën e Duhanit në Gjilan Shkëlzen Bashota përmendi gatishmërinë e tij për aktivizimin e prodhimit të kësaj fabrike, mirëpo ka pasur barriera gjatë vitit të kaluar nga Ministria Tregtisë.
Ndërkaq, ndërmarrja “Agro market”, u shpall top ndërmarrja më konkurruese për këtë vit në Gjilan nga MTI, e pasuar nga “ABC design” dhe “Flexograf”.
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër ener...
E kryer, Malen do t’i bashkohet Romës
Zelensky: Gjendja në Ukrainë është serioze
Hamza takon Sorensenin, flasin për rikthimin e Kosovës në ag...
Osmani, Sorensonit: Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit...
Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e ...