Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, nuk ka treguar për takimin që pati sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Megjithatë vetëm pak minuta diferencë nga njoftimi që bëri Lajçak, Bislimi zgjodhi që në twitter të shkruaj për mundësitë e Kosovës për statusin e kandidatit në BE.
”Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë ndër prioritetet dhe angazhimet tona kryesore, në përputhje me vlerat dhe agjendën e BE-së. Ata na tregojnë një tregues të vërtetë për gatishmërinë që #QoK po arrin shpejt statusin e kandidatit me një perspektivë të qartë drejt Flamurit të Bashkimit Evropian”.
Këtë e ndërlidhi me një tjetër cicërimë të tij duke komentuar arritjet e Kosovës në çështjen e luftës ndaj korrupsionit.
”Faleminderit për mbështetjen Gjermanisë, Francës, Bashkimit Europian, partnerë dhe institucione, në arritjen tonë në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Bislimi.

Ndryshe i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, bëri të ditur që javën e ardhshme në Prishtinë pritet të ketë diskutime të tjera me liderët kosovarë për çështjen e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
LEXO EDHE:
Lajçak dhe Bislimi takohen në Vjenë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...