Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se Kosova promovon tregtinë e lirë.
Sipas tij, është Serbia ajo që përmes barrierave të vazhdueshme jotarifore ka penguar eksportin e Kosovës drejt Serbisë.
“Kosova promovon tregtinë e lirë dhe beson në përparësitë që sjell tregtia e lirë në rajon. Ka qenë Serbia ajo që përmes barrierave të vazhdueshme jotarifore ka penguar eksportin e Kosovës drejt Serbisë dhe eksportuesit tanë e dëshmojnë shumë herë se për ne është shumë më lehtë të eksportojmë në vende të largëta si Norvegjia apo Portugalia, sesa në Serbi, për shkak të barrierave që na vendosen atje”, ka thënë Bislimi në një konferencë për media.
“Ajo që ka ndodhur është hapja e vetëm një pike kufitare me kontrolle të shtuara të sigurisë për arsye se edhe për Bashkimin Evropian është e qartë që siguria është më e rëndësishme se liria e lëvizjes së mallrave dhe kapitaleve”, tha Bislimi./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...